.

Sulmet e Rusisë mbi sistemin energjetik, Kievi u kërkon partnerëve të NATO-s furnizime për mbrojtjen ajrore

Sulmet e Rusisë mbi sistemin energjetik, Kievi u kërkon

NATO

UKRAINA- Ukraina u kërkoi aleatëve perëndimorë furnizime të mbrojtjes ajrore në një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit NATO-Ukrainë të enjten pas një varg sulmesh raketore ruse në infrastrukturën kritike dhe energjetike. Rusia të premten e kaluar kreu sulmin më të madh ajror në sistemin energjetik të Ukrainës që nga pushtimi në shkurt 2022, duke dëmtuar njësitë e energjisë në një digë të madhe dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë për më shumë se një milion njerëz në një numër rajonesh.

Misioni tha në platformën X se ministri ukrainas i mbrojtjes, Rustem Umerov, i kishte informuar partnerët për pasojat e sulmeve, duke u kërkuar atyre që të siguronin më shumë pajisje për të bllokuar sulmet në hyrje. Moska i ka përshkruar sulmet e saj të fundit si pjesë e një serie sulmesh “hakmarrëse” në përgjigje të Kievit në rajonet ruse dhe ka rritur përdorimin e raketave balistike më të vështira për t’u ndalur.