.

Sulm me thikë në Illionis, katër persona të vdekur

Sulm me thikë në Illionis, katër persona të vdekur

fotot ilustruese

SHBA- Katër persona janë vrarë dhe të paktën pesë janë plagosur pas sulmit me thikë të një burri në Illinois, SHBA. Mësohet se viktimat përfshijnë një vajzë 15 vjeçare, një grua 63 vjeçare, një burrë 49 vjeçar dhe një tjetër 22 vjeçar, ndërsa njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje kritike për jetë. Gjithashtu policia po meret me rastin, por motivimi i sulmit mbetet ende i paqartë.

Carla Redd udhëheqësja e policisë së Rockford tha se jo të gjitha viktimat janë therur me thikë, por asnjë nuk ka pësuar plagë nga armë zjarri. Po ashtu ngushëllime shprehu edhe kryebashkiaku i qytetit, Tom McNamara. Ai tha se zemra e tij po thyhet për ata që kanë humbur jetën, familjet e tyre dhe komunitetin.

“Kjo është padyshim një goditje e madhe për të gjithë ne. Megjithatë, në Rockford ne rrëzohemi, ndonjëherë shumë, por gjithmonë kthehemi më të fortë”, tha kryebashkiaku.