.

Refuzoi të paguante 10 mln lekë për aktet e dosjes, Beqaj ‘ngujohet’ në SPAK për të lexuar dosjen e Sterilizimit

Refuzoi të paguante 10 mln lekë për aktet e dosjes, Beqaj

Avokati i Beqajt

TIRANË-  

Pjesë nga pyetjet:

Avokati: Për sa i përket bazueshmërisë së dokumenteve, ne kemi paraqitur një kërkesë tek gjyqtari Erjon Bani, ku argumentojmë paligjshmërinë e akteve ku bazohet fatura e SPAK. Gjyqtari ende nuk e ka zbardhur vendimin, na ka orientuar të shkojmë në Gjykatë Administrative. Kjo është një cik rrugë e lodhshme, por jo e pamundur.

Pyetje: A është hera e parë që paguani një faturë të tillë, se ju prej kohësh mbroni persona përpara SPAK dhe GJKKO, apo ndodh me të gjithë personat që janë duke u hetuar nga ky institucion?

Avokati: Ironi është se më të njëjtët prokurorë, me të njëjtët gjyqtar, çështje tjetër nuk kam paguar asnjë lek.

Pyetje: A mendoni se do mund ta studioni të gjithë dosjen?

Avokati: Jo, e pamundur, do lexojmë sa të mundemi.

Pyetje: Po thoni që Beqaj do qëndroj sot gjatë gjithë kohës në SPAK deri në përfundim të orarit zyrtar?

Avokati: Sa të na lejojnë të lexojmë , do vazhdojmë të lexojmë, unë doja thjesht të pijë një kafe.

Pyetje: Po si do e kaloj zoti Beqaj këtë?

Avokati: Do e përballoj!