.

Ngrihet akuzë e dytë për Taulant Tushën

SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3

Taulant Tusha

TIRANË- Ditën e sotme është ngitur një akuzë e dytë për Taulant Tushën. Dosja.al mëson se ekzistojnë dyshime se Tushe ka pasur dijeni lidhur me ortakët e vërtetë të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe e ka favorizuar këtë kompani në dhënien e tenderave. Ndaj edhe ndaj tij janë ngritur 2 akuza të reja penale.

“Caktimin ndaj personit nën hetim T.T. të masës së sigurimit “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprat penale: (i) “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021; (ii) “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, e kryer dy herë, të parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal,” njofton SPAK

Taulant Tusha ka qenë drejtori i Punëve Publike në bashkinë e Tiranës, që u vu në pranga disa muaj më parë nga SPAK, për aferën e Inceneratorit të Tiranës. Tusha njihet ndryshe si krahu i djathtë i kryebashkiakut Erion Veliaj.