.

Konstituohet grupi i dialogut mes mazhorancës dhe opozitës për ligjet që duan shumicë votash (EMRAT)

Konstituohet grupi i dialogut mes mazhorancës dhe opozitës për

foto nga mbledhja

TIRANË– Ditën e sotme në sallën e Komisionit të Ligjeve është konstituuar grupi i dialogut mes mazhorancës dhe opozitës për ligjet që kërkojnë shumicë votash si dhe ligjet e nevojshme për rrugëtimin në Bashkimin Evropian.

Emrat përfaqësues nga Partia Socialiste janë Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu. Nga radhët e opozitës do të jenë Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi dhe Erisa Xhixho nga Partia e Lirisë.

Ky grup dialogu pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota, përfshirë Reformën Zgjedhore dhe Amnistinë Penale, për të shkuar drejt votimit në parlament, me dakordësinë e palëve.