.

Konsituohet grupi i dialogut, Bylykbashi: Puna që do të kryhet do të jetë transparente, prioriteti jonë Reforma Zgjedhore

Konsituohet grupi i dialogut, Bylykbashi: Puna që do të kryhet do

oerd bylykbashi

TIRANË– Ditën e sotme në sallën e Komisionit të Ligjeve është konstituuar grupi i dialogut mes mazhorancës dhe opozitës për ligjet që kërkojnë shumicë votash si dhe ligjet e nevojshme për rrugëtimin në Bashkimin Evropian.

Pas mbledhjes, Oerd Bylykbashi një nga emrat përfaqësues të opozitës tha se prioritet i tyre ishte trajtimi i Reformës Zgjedhore. Ai tha puna që do të kryejë ky grup i dialogut do të jetë e gjitha transparente.

Prioritet i opozitës është pikërisht trajtimi i reformës zgjedhore  do të trajtohen edhe çështje të tjera. Amnistia penale nuk ishte çështje që u diskutua, ajo që ramë dakord është që do të listohet në një mbledhje objekti i punës, çështjet që janë prezente në kuvend për t’u zgjidhur, çdo gjë në hapësirën që do të përcaktojë. Ai është vendim i konferencës së kryetarëve, puna do të jetë transparente.”, tha ai për mediat.

Në grupin e dialogut, emrat përfaqësues nga Partia Socialiste janë Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu. Nga radhët e opozitës do të jenë Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi dhe Erisa Xhixho nga Partia e Lirisë. Ky grup dialogu pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota, përfshirë Reformën Zgjedhore dhe Amnistinë Penale, për të shkuar drejt votimit në parlament, me dakordësinë e palëve.