.

“Ka forca në Bosnje që duan të arrestojnë Dodik”, Vulin përhap panik: Perëndimi po punon që të shkatërrojë Serbinë dhe Republikën Srpska

“Ka forca në Bosnje që duan të arrestojnë

Aleksandër Vulin dhe Milorad Dodik

SERBIA- Themeluesi i Lëvizjes Socialiste, i sanskionuari nga Amerika, ish-shefi i BIA-s serbe dhe pro-rusi Aleksandër Vulin po ngjall panik së fundmi në mediat serbe. Ai ka sulmuar BE-në e SHBA-në duke pretenduar se janë në finalizim të komplotit kundër Republika Srpska dhe Serbisë dhe se ata që qëndrojnë pas tij duan të rrëmbejnë presidentin Milorad Dodik dhe të shkatërrojnë Serbinë. Duke komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se Serbisë dhe Republikën Serpska i presin ditë të vështira, Vulin deklaroi se Christian Schmidt mund të bëjë çfarë të dojë në Bosnje Hercegovinë, pa pyetur askënd.

Vulin vuri në dukje se Schmidt nuk do të ndalet pas imponimit të ndryshimeve në Ligjin Zgjedhor në Bosnje Hercegovinë, por do të vazhdojë të ndjekë penalisht këdo që nuk respekton vendimet e tij, do të sajojë histori për prishjen e marrëveshjes së Dejtonit dhe akuza të rreme për korrupsion.

“Së bashku me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, ata do të punojnë për të çmontuar plotësisht Srpska-n,” tha Vulin.

Ai pretendon se në këtë moment ka forca të reagimit të shpejtë në Bosnje Hercegovinë, detyra e të cilave është të arrestojnë Dodik.