.

Grupi i dialogut/ Gjiknuri: Konsensusi për Amnistinë arrihet me diskutim, e rëndësishme të sigurohen votat e nevojshme

Grupi i dialogut/ Gjiknuri: Konsensusi për Amnistinë arrihet me

damian gjiknuri

TIRANË– Deputeti socialist, Damian Gjiknuri pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku u konstituua dhe grupi i dialogut, tha se vijojnë diskutimet për amnistinë penale.

Sa i përket Kodit Zgjedhor, ai tha se rekomandimet merren parasysh por vendimi do të merret më vonë. Gjithashtu shtoi se Komisioni për Reformën Zgjedhore mbaroi afatin dhe sipas tij nuk arriti asgjë.

“Konsensusi për Amnistinë arrihet nëpërmjet diskutimit. E rëndësishëm është që Amnistia të marrë votat e nevojshme. Sa i përket Kodit Zgjedhor, rekomandimet merren parasysh. Vendimi do të merret më tej. Çdo deputet i Kuvendit është pjesë e grupit sa herë që diskutohen këto çështje. Komisioni për Reformën Zgjedhore mbaroi afatin dhe nuk arriti gjë. Dikush mund ta quajë edhe dështim”, tha ai.

Në grupin e dialogut, emrat përfaqësues nga Partia Socialiste janë Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu. Nga radhët e opozitës do të jenë Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi dhe Erisa Xhixho nga Partia e Lirisë. Ky grup dialogu pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota, përfshirë Reformën Zgjedhore dhe Amnistinë Penale, për të shkuar drejt votimit në parlament, me dakordësinë e palëve.