.

Dinari/ Kurti: Nuk u ndalim sebëve ndihmat nga vendi i tyre, por ato duhet të bëhen në euro

Dinari/ Kurti: Nuk u ndalim sebëve ndihmat nga vendi i tyre, por ato

Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimin për çështjen e euros si e vetmja valutë si mjet pagese, e ka marrë Banka Qendrore e Kosovës dhe se ekzekutivi do ta mbështesë atë për aq sa kërkohet. Kurti ka thënë se Kosova nuk është kundër që qytetarët serbë të marrin ndihma nga Serbia, por ato ka thënë se ato duhet të bëhen euro. Ai shtoi se edhe në Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok e veri të Mitrovicës, nëpër lokale të ndryshme paguhet me euro.

“Për çështjen e euros si e vetmja valutë si mjet pagese në Kosovë na prin Banka Qendrore e Kosovës, ajo e ka marrë vendimin për rregulloren e re, ajo e ka bërë planin tremujor të tranzicionit në 10 hapa. Ne, do ta mbështesim këtë plan për aq sa kërkohet nga ekzekutivi me dikasteret e vet. Jemi në rrugët të mbarë dhe është e qartë se përkundër paralajmërimeve apokaliptike nga Beogradi, praktikisht nuk ka incidente në terren. Edhe në Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok e veri të Mitrovicës nëpër lokale të ndryshme paguhet me euro. Mos harrojmë që janë mbi 33 mijë xhirollogari ku serbët i marrin ndihmat e tyre në valutën euro që ua jep Qeveria e Kosovës. Ne nuk jemi për t’ua ndalur ndihmat që u vijnë edhe nga Serbia, por nëse ato dërgohen në dinarë duhet të bëhen euro në Kosovë”, tha Kurti.