.

Trafiku i armëve, çfarë dëshmoi ish-efektivja dhe 4 të arrestuarit e tjerë

Ish-efektivja e Policisë së Burgjeve, Denisa Halilaj, ra nq pranga së bashku me grupin prej 4 personash që sillnin armë nga Malësia e Madhe, për t’i shitur pranë grupeve kriminale në kryeqytet.

Ajo ka mohuar para hetuesve të ketë pasur dijeni se në makinën e dytë BMW ka pasur armë. Sipas saj, grupi i djemve i kishin thënë se do të shkonin në Tiranë, për të shoqëruar disa persona dhe asnjëherë nuk i është përmendur se do të shiteshin arsenal armësh.

22-vjeçarja ka pohuar lidhjen me automjetin tjetër dhe si sipas saj përgjatë gjithë itinerarit ka kryer rolin e vëzhgueses dhe hapjes së rrugës, me qëllim mbërritjen pa probleme në Tiranë.

Ndërkohë, 4 të tjerët e arrestuar, Denis Hasaj, Marjan Hasaj, Redi Nika dhe Sabian Hasaj, kanë kyçur gojën para hetuesve, duke mos treguar asnjë detaj për shitjen e armëve, përfshirë këtu edhe emra të personave ku do të shiteshin në Tiranë.

Grupi hetimor, pritet të analizojë në mënyrë të detajuar 5 aparatet e tyre celular, për të zbardhur prova të tjera për veprimtarinë kriminale.

Armët e sekuestruara rezultojnë të jenë të ’97-ës, të magazinuara që në atë kohë, por janë aktive dhe në përdorim.

Njëlloj si për shitjen e tyre, grupi i djemve kanë mohuar të tregojnë edhe ku i kanë marrë dhe kujt i përkasin.