.

Rrëshqitje dherash në aksin Vau i Dejës-Koman, vështirësohet qarkullimi

Moti i keq me reshje intensive shiu, që pushtoi vendin gjatë mbrëmjes së kaluar ka shkaktuar problematika në disa akse rrugore.

Raportohet se në aksin rrugor Vau i Dejës-Koman, në afërsi të fshatit Karme ka pasur rëshqitje dheu, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Mësohet se aktualisht qarkullimi është i hapur vetëm me një kalim.

Sakaq siç mund të shihet dhe në pamjet e mëposhtme, firma kontraktore është duke punuar për hapjen e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.