.

Eurovision 2024/ Publikohet data dhe renditja e performancës së Shqipërisë

Eurovision 2024/ Publikohet data dhe renditja e performancës së

Besa Kokëdhima

SUEDI- Zbulohen datat dhe renditjet e performancave të gjysmëfinaleve të Eurovision Song Contest 2024. Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet më 7 maj ku sipas rradhës do të performojnë këto shtete: Qipro, Serbia, Lituani, Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Ukrainë, Polonia, Kroacia, Islanda, Gjermani, Slloveni, Finlanda, Moldavia, Suedi, Azerbajxhani, Australi, Portugalia dhe Luksemburgu.

Gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet më 9 maj ku do të performojë edhe vendi ynë. Sipas rradhës shtetet do të performojnë kështu: Maltë, Shqipëri, Greqi, Zvicër, Çeki, Francë, Austri, Danimarka, Armenia, Letonia, Spanja, San Marino, Gjeorgji, Belgjikë, Estonia, Itali, Izrael, Norvegjia, Holandë.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Besa Kokëdhima me këngën TiTAN në natën e dytë gjysmëfinale përkatësisht më 9 maj 2024.

Secili vend që garon në gjysmëfinale mori pjesë në një short i cili përcaktonte se në cilën gjysmëfinale do të merrnin pjesë dhe nëse do të performonin në gjysmën e parë apo të dytë të shfaqjes. Ky sistem ekziston që nga viti 2013. Malmö do të jetë mikëpritësi i konkursit për herë të tretë, pasi më parë ka pritur në 1992 dhe 2013.