.

“Do më vrasë Meta, siç vrau ambasadorin dhe ish drejtorin”/ Avokati trondit me deklaratën e dëshmitares

Mandati i Xhaçkës/ Grupi parlamentar i PD letër Nikollës:

Gazment Bardhi dhe Olta Xhaçka

TIRANA– Grupi parlamentar i PD i është drejtuar me një letër kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, në lidhje me mandatin e deputetes së PS, Olta Xhaçka. Në letrën e cila mban firmën e Gazment Bardhit, thuhet se maxhoranca po pengon drejtësinë dhe se mos zbatimi i vendimit të Kushtetueses shihet si mesazh për SPAK-un. Mesazhi për Prokurorinë e Përgjithshme sipas grupit parlamentar është që të mos hetohet deputetja  e mazhorancës dhe familja e saj për implikimin e mundshëm në tjetërsimin e paligjshëm të pronave publike.

Mesazhi për SPAK sipas demokratëve është edhe për mos hetimin e autoriteteve përgjegjëse, përfshirë kryeministrin Edi Rama për dhënien e titullit Investitor Strategjik për familjen e deputetes Xhaçka. Po ashtu në letër shkruhet se mos zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese krijon bindjen në opinionin publik se po i ofrohet mbrojtje politike e paprecedentë një deputeteje.