.

25 vite nga zhdukja e 5 familjarëve Çerkezi, Osmani: Historia e Nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë e historisë sonë të trishtë

25 vite nga zhdukja e 5 familjarëve Çerkezi, Osmani: Historia e

Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 25 vjetorin e ditës kur Ferdonije Çerkezi nga Gjakova takoi për herë të fundit katër djemtë dhe bashkëshortin e saj të cilët ishin rrëmbyer nga forcat serbe. Ndërkohë eshtrat e dy djemve janë gjetur, ndërsa ende nuk është zbardhur fati i bashkëshortit dhe dy djemve tjerë.

Osmani shkruan se shtëpia e saj është kthyer në muze dhe se Ferdonije Çerkezi prej 25 vjetësh, dhimbjen e ka bashkuar me pritjen.

“Shtëpia e saj tashmë është muze. Pjatat në tavolinë janë bërë personifikim i pritjes për djemtë dhe bashkëshortin e Nënës Ferdonije Çerkezi, e cila prej 25 vjetësh, dhimbjen e ka bashkuar me pritjen. Në ora 11:00, 25 vjet më parë ajo pati takimin e fundit me katër djemtë dhe bashkëshortin, të cilët forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, i rrëmbyen dhunshëm. Eshtrat e dy djemve janë gjetur, teksa pritja për zbardhjen e fatit të 2 djemve dhe bashkëshortit, ende nuk ka marrë fund. Nga atherë, pritja e ka rënduar, por Nëna stoike nuk ka hequr dorë nga shpresa,” shkuan ajo.

Ajo ka thënë se historia e Ferdonije Qerkezit duhet të shërbejë si kujtesë e historisë së trishtë.

“Historia e Nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë e historisë sonë të trishtë, por edhe e përgjegjësisë që të mos reshtim në kërkesën për drejtësi dhe në mbrojtje të së vërtetës”, ka shkruar Osmani në Facebook.