.

Shembja e urës/ Guvernatori i Maryland shpall gjendjen e jashtëzakonshme, anija ishte përfshirë në një incident të ngjashëm në 2016

Shembja e urës/ Guvernatori i Maryland shpall gjendjen e

pamje nga incidenti ne 2024 dhe ne 2016

SHBA– Guvernatori i Maryland, Wes Moore ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas shembjes së urës Francis Scott Key në Baltimore.

“Ne jemi mirënjohës për burrat dhe gratë e guximshme që po bëjnë përpjekje për të shpëtuar të përfshirët dhe lutemi për sigurinë e të gjithëve”, thuhet në deklaratën e guvernatorit.

Nga shembja e urës, shumë automjete kanë përfunduar në det. Ndërkohë që ekipet e kërkim-shpëtimit mes temperaturave të ulëta po punojnë për gjetjen e rreth 20 personave që mendohet se kanë rënë në ujë.

Anija Dali me flamur të Singaporit që u përplas me urën dhe më pas solli shembjen e saj ishte përfshirë në një tjetër incident në vitin 2016. Asokohe anija me kontejnerë goditi një platformë metali në portin e Antwerp në Belgjikë në vitin 2016, sipas Vessel Finder dhe agjencisë së aksidenteve detare Shipwrecklog. Anija raportohet se u dëmtua nga incidenti, por nuk u raportua për të lënduar apo çështje ndotjeje.