.

“Fëmijët i shoh rrallë se jetojnë me ish-bashkëshorten”/ Bes Kallaku konfirmon ndarjen nga Xhensila Myrtezaj: Jemi si të huaj

"Fëmijët i shoh rrallë se jetojnë me

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

TIRANË- Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku nëpërmjet një rrëfimi la të kuptohej se ai dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj janë divorcuar. Në një bisedë me aktorin Florian Agalliu në reality shown “Ferma Vip”, ai i është referuar Xhensilës si ish-bashkëshortja, dhe tregoi se fëmijët i takon rrallë pasi ata jetojnë me nënën e tyre.

Besi pranoi se situata e divorcit dhe ndarjes nga fëmijët nuk ka qenë e lehtë dhe se nuk e ka përjetuar mirë, por me rëndësi për të është që fëmijët e tij të jenë mirë.

“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Mirë i thashë, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. U mërzita sepse njeriu ndodhet me disa situata në jetë që nuk i ka pritur, është pak e vështirë. E rëndësishme është të jenë të mirë.” tha Besi.

Besi rrëfeu gjithashtu se me Xhensilën tashmë janë si dy të huaj duke konfirmuar kështu se nuk ruajnë as miqësinë.

“Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet” shtoi Besi.

Çifti prej kohësh përflitej se i kishin dhënë fund martesës së tyre, por asnjëri nuk kishte reaguar publikisht për të mohuar apo konfirmuar thashethemet që qarkullonin rreth marrëdhënies së tyre. Rasti që ndezi thashethemet për ndarje ishte fshirja e çdo fotografie nga ana e çiftit në rrjetet sociale si dhe fakti që nuk ndiqnin më njëri-tjetrin.