Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dimitry Medvedev, i dha forcë debatit që është rihapur në Rusi për rivendosjen e dënimit me vdekje për terrorizmin.

“Të gjithë po më pyesin mua. Çfarë do të bëni? Ata u kapën. A duhet të vriten? Është e nevojshme! Dhe do të jetë!

Por është shumë më e rëndësishme të vriten të gjithë të përfshirët në sulm! Të gjithë! Kush pagoi! Ne duhet t’i vrasim të gjithë”,- tha Medvedev.

E diela ishte ditë zie kombëtare në Rusi, ndërsa janë shtuar polemikat mes Kremlinit dhe Uashingtonit që beson se sulmi është realizuar nga ISIS. Ndryshe pretendon Moska, që fajëson Kievin, e në këtë qasje, ajo ka nisur një  valë të re bastisjesh në të gjithë Ukrainën.

Presidenti Rus Putin në një deklaratë pretendoi se të dyshuarit kryesorë planifikonin të iknin në Ukrainë, por Volodimir Zelensky tha se ishte absurde të mendohet se burrat po përpiqeshin të kalonin një kufi të minuar rëndë, i mbushur me qindra mijëra ushtarë rusë.