.

“Videoja e krijuar me AI”, akuza e Britanisë: Kina, Rusia dhe Irani nxisin teori konspirative rreth Kate për të na destabilizuar

"Videoja e krijuar me AI", akuza e Britanisë: Kina, Rusia dhe

Kate Middleton

BRITANI- Kina, Rusia dhe Irani janë akuzuar për nxitjen e teorive konspirative rreth sëmundjes së Princeshës së Uellsit, Kate Middleton, me qëllim destabilizimin e Britanisë. Kate njoftoi të premten me anë të një video se ishte diagnostikuar me kancer dhe se po vijonte me seancat e kimioterapisë. Megjithatë thashethemet vazhduan, duke përfshirë pretendimet e çuditshme se videoja e saj ishte krijuar nga AI (Inteligjenca Artificiale), ndërsa të tjerët e kritikuan atë që nuk doli më herët në publik të fliste për sëmundjen e saj dhe se përse William nuk ishte pranë Kate kur ajo tregonte gjendjen e saj në video.

Sipas Daily Mail, Downing Street po përgatitet të fajësojë zyrtarisht Kinën si përgjegjëse për një sulm kibernetik në 2021 ndaj komisionit zgjedhor. Zëvendëskryeministri Oliver Doëden ka thënë se do t’u tregojë deputetëve se Kina qëndronte pas sulmit, ku hakerët kanë pasur akses në të dhënat personale të 40 milionë zgjedhësve britanikë. Ndërkohë që Christopher Bouzy  shefi ekzekutiv i teknologjisë dhe një mbështetës i zjarrtë i Harry-t dhe Meghan-it ka pretenduar se diagnoza e Kate ishte false dhe akuzoi pallatin për propagandë të stilit të “Koresë së Veriut”.

“Më vjen keq që dëgjoj se Kate ka kancer, shpresoj që ajo të shërohet plotësisht. Por është gjithashtu e qartë se të tre fotot e mëparshme të saj ishin false dhe pallati u përpoq ta mbulonte”, ka shkruar ai.

Disa të famshëm dhe komentues përfshirë Blake Lively dhe Kerry Katona, kanë kërkuar falje për komentet e tyre të pakujdesshme për Kate. Paddy Harverson, ish-zëdhënësi zyrtar i Kate dhe Princit të Uellsit, tha se shënjestrimi i saj në internet ishte më i keqi që ai kishte parë.