.

Goditën me grushte 28-vjeçarin për motive të dobëta, telashe për 36-vjeçarin dhe 47-vjeçarin në Elbasan

Goditën me grushte 28-vjeçarin për motive të dobëta,

Foto ilustruese

ELBASAN- Një 36-vjeçar dhe një 47-vjeçar janë proceduar në gjendje të lirë në Elbasan pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një personi. Bëhet me dije se ata kanë goditur me grushte një 28-vjeçar për motive të dobëta. Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe vijon puna për kapjen 1 tjetri, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 72 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte dhe me shkelma, një 14-vjeçar, për motive të dobëta.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. D., 36 vjeç, dhe R. S., 47 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi në bashkëpunim me njëri-tjerin, kanë goditur me grushte, një 28-vjeçar, për motive të dobëta.

Gjithashtu, këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin I. M., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, një 29-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë P. D., 64 vjeç, banues në Gramsh, pasi është kapur duke prerë pemë, në lagjen “Sporti”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.