.

Alarm për bombë në spitalin ku po trajtohen të plagosurit e sulmit në Moskë, evakuohen stafi dhe pacientët

Alarm për bombë në spitalin ku po trajtohen të plagosurit e

Spitali në Moskë

RUSI- Një tjetër ngjarje e pakëndëshmë është regjistruar ditën e sotmë në Moskë ku një spital është alarmuar pas raportimeve për bombë. Nga raportimet e mediave të huaja alarmi për bombë raportohet nga spitali ku po trajtohen të plagosurit e sulmit të së premtes ku humbën jetën 137 persona.

Kanalet e ndryshme në Telegram që janë të afërta me forcat e rendit në Rusi, raportojnë se bëhet fjalë për Qendrën Nacionale Medicinale Pirogov dhe atë të Kirurgjisë, që janë informuar se mund të ketë vendosje të bombës. Stafi i spitalit dhe pacientët janë larguar nga ndërtesa ndërsa deri më tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar apo shpërthim.