.

Aksident zinxhir në Gjermani/ Përplasen 40 makina, humbin jetën dy persona, plagosen dhjetëra të tjerë

Aksident zinxhir në Gjermani/ Përplasen 40 makina, humbin jetën

Aksidenti

GJERMANI- Një aksident i rëndë është regjistruar në Bavari në Gjermani ku janë përfshirë 40 makina. Mësohet se nga ky aksident kanë humbur jetën dy persona dhe dhjetëra të tjerë janëë plagosur.

Ekipet e shpëtimit dhe helikopterë të shumtë u shfaqën në autostradë ku ndodhi aksidenti, duke mbyllur përkohësisht qarkullimin ndërsa policia po ndihmon të lënduarit. Autoritetet thonë se rreth 40 vetura janë përfshirë direkt në aksidentin zinxhiror, që ndodhi në orën 4 të mëngjesit si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut në afërsi të qytetit Wurzburg.

Autoritetet thonë se ngjarja është rezultat i tre përplasjeve të ndara, që përfundimisht çuan në mbylljen e autostradësA3 në drejtim të Nurembergut. Zëdhënësi i policisë tha se disa vetura u përfshin fillimisht në aksident, ku më pas vetura tjera u përplasën në mënyrë zinxhirore.