.

Rama ndan pamjet nga punimet në portin turistik të Vlorës: Shqipëria do të integrohet në rrjetin e lundrimit me 5 yje të Mesdheut

Rama ndan pamjet nga punimet në portin turistik të Vlorës:

pamje te portit

TIRANË– Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet socialet pamjet nga punimet që po kryhen në Portin e ri Turistik në Vlorë.

Krahas pamjeve Rama shkruan se ky port, do të pasurojë së shpejti peizazhin e Vlorës. Sipas tij Shqipëria do të integrohet në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut.

“Mirëmëngjes dhe me Portin e Ri Turistik, i cili do ta pasurojë së shpejti peizazhin e Vlorës së Rilindur edhe me jahtet e shumëmunguara të vizitorëve, duke e integruar më në fund Shqipërinë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut dhe duke hapur burim të ri domethënës rritjeje të punësimit, shërbimeve, të ardhurave nga ekonomia e detit, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama.

edi rama porti i ri turistik i vlores