.

Theri shqiptarin me thikë, arrestohet autori 31-vjeçar në Angli

Theri shqiptarin me thikë, arrestohet autori 31-vjeçar në Angli

Bajram Luli

ANGLI- Një burrë është akuzuar për vrasjen me thikë të shqiptarin Bajram Luli në perëndim të Londrës. Standard shkruan se Luli u gjet i plagosur në një makinë në Sudbury Heights Avenue në orën 17:30 më 11 mars. Ai u dërgua në spital ku ndërroi jetë pak kohë më vonë.

31-vjeçari Sabin Manda pa adresë fikse, u arrestua dhjetë ditë më vonë si i dyshuar për vrasje dhe u akuzua për vrasje dhe posedim të një arme fyese. Ai do të paraqitet në paraburgim në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit të premten.

Ekzekutimi i Bajram Lulit e çon në dy numrin e shqiptarëve të vrarë në Angli gjatë këtyre tre muajve të parë të 2024. Bledi Petraj, 37 vjeç, u godit me thikë për vdekje më 4 Shkurt 2024. Një ditë më pas, Kozma Papa 21 vjeç, banues ne Yate, Bristol, u arrestua dhe doli përpara “Willesden Magistrates Court”, i akuzuar për vrasjen e Bledi Petrajt.