.

Emaili i papublikuar i modeles së vetëvrarë, pas ndarjes me Boateng!

Emaili i papublikuar i modeles së vetëvrarë, pas ndarjes me

GJERMANI – Pak më shumë se tre vjet më parë, Gjermania u trondit nga lajmi se modelja e njohur Kasia Lenhart (25) kreu vetëvrasje. Trupi i modeles u gjet në banesën e saj në Berlin më 9 shkurt 2021.

Siç u shpjegua më vonë, ajo kreu vetëvrasje pasi u nda me futbollistin e famshëm Jerome Boateng (35), me të cilin ishte në lidhje që nga viti 2019. E përditshmja gjermane “Spiegel” ka publikuar letrën që nëna e futbollistit i ka dërguar më 25 mars 2021 një avokati nga Berlini.

Në një email të publikuar, ajo ka shkruar.

“Djali im prej vitesh ka abuzuar mendërisht dhe fizikisht femrat, tani Kasia Lenhartit i ka marrë ai vetë jetën në një fare mënyre dhe nuk dëshiron të përballet me pasojat e sjelljes së tij”. Cassia, u zbulua më vonë, donte të raportonte Boateng për sulmin që ndodhi pak para vdekjes së saj. Ata u ndanë pas një debati të ashpër shtatë ditë para se ajo të vendoste të vetëvritet.

“Spiegel” ka edhe mesazhe në të cilat Kasia Lenhart tha në tetor 2019, pak pasi ata filluan të takoheshin, se Boateng ishte i dhunshëm ndaj saj dhe se ai dyshohet se e kishte tradhëtuar. Fatkeqësisht, për pak më ka thyer gishtin e madh të majtë”, thotë Kasia në një mesazh zanor të siguruar nga kjo gazetë.

Baoteng ka një histori të gjatë dhe të trazuar me gratë në jetën e tij, e shoqëruar nga ndarje të hidhura, akuza për mashtrime dhe një padi nga nëna e fëmijëve të tij që pretendonte abuzim. Boateng aktualisht luan për Salernitana në Itali. Gjatë karrierës së tij ka veshur fanellën e Herthës, Hamburgut, Manchester Cityt, Bayernit dhe Lionit. Ai luajti 76 ndeshje për kombëtaren gjermane dhe shënoi një gol.