.

Shqiptaret e muzikës botërore bëhen bashkë/ Rita Ora fton në bashkëpunim Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Max

Shqiptaret e muzikës botërore bëhen bashkë/ Rita Ora fton

Foto ilustruese

SHBA-The Sun i ka kushtuar një shkrim këngëtareve të famshme shqiptare Rita Ora e Dua Lipa. Sipas medias britanike, Rita është gati të lërë pas përplasjet në distancë dhe raportet e ftohta me Dua Lipën dhe të bëjë me të një këngë.

Sipas “The Sun”, Rita Ora ka marrë në konsideratë një ide të hershme për të realizuar një bashkëpunim jo vetëm me Dua Lipën, por edhe me dy këngëtaret e tjera shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Ava Max.

“Tani kemi Dua Lipën dhe Bebe Rexhën dhe është e mrekullueshme. Unë mendoj se është një gjë e natyrshme që ne krahasohemi, veçanërisht pasi nuk ka shumë prej nesh në atë pjesë të botës. Por ne nuk mund të ishim më ndryshe”, ka thënë Rita gjatë një interviste në podcastin “Not Skinny But Not Fat”.

E pyetur nëse ishin bërë ndonjëherë bashkë, ajo tha: “Po, me Ava Max dhe Bebe jam takuar. Ende jo aq shumë me Duan, por do të ishte mirë nëse të gjitha do të bënim diçka së bashku. Vetëm për të përfaqësuar vendin tonë”.