.

Dua Lipa i jep fund lidhjes me regjisorin francez

Pas një lidhje që zgjati vetëm 8 muaj, këngëtarja shqiptare Dua Lipa është ndarë nga partneri i saj Romain Gavras.

Sipas një raportimi të The Sun, këngëtarja ka vendosur që në momentin përpara publikimit të albumit të saj të tretë të fokusohet vetëm në muzikën e saj.

Ylli i popit u pa për herë të parë me regjisorin francez në mars, kur të dy u fotografuan duke ecur në shtëpi së bashku nga një shfaqje e javës së modës Saint Laurent në Paris.

Megjithatë, ata bënë debutimin e tyre zyrtar në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë dy muaj më vonë në maj