.

Kush është Mariana, vajza nga Tirana që i ka “thyer zemrën” reperit Drake (FOTO)

Pak ditë më parë, pikërisht më 29 Nëntor, një ditë e rëndësishme kjo për shqiptarët reperi me famë botërore publikoi klipin e tij më të ri “Polar Opposites”, në të cilin u shfaq i veshur me shqiponjën dy krenare, gjithashtu nën rreshta përmendi edhe tensionet e shtuara në Prishtinë.

Siç duket në video, reperi ka miq shqiptarë pasi në rezidencën e tij ai shfaqet duke luajtur poker me ta, veshur me xhaketa të kuqe e shqiponjën e zezë në shpinë. Kjo e fundit është simbol kombëtar dhe etnik i Shqipërisë.

Mirëpo, përveç videoklipit nuk mund të mos flasim për tekstin e këngës, që duket të jetë arsyeja kryesore pse Drake i referohet Shqipërisë. Reperi kanadez këndon për një të dashur që e bllokon atë në çdo platformë sociale që mund të përdorte për të krijuar kontakt. Ai përmend një vajzë me emrin Mariana.

Epo, ajo tashmë është zbuluar dhe është pikërisht një vajzë e lindur në Tiranë dhe që tani jeton në New York, ku punon si stiliste.

“Mariana, ti theve besimin tim
Pse duhet t’ia vësh veshin propagandës?
Sapo thyem akullin dhe tani po ikën
U tregova i sjellshëm, s’të kuptoj
Duhet ta lësh tët motër të bëhet zëri i arsyes tënde
S’e di a po i lexoj mesazhet e tua mirë
Ose thjesht veprimet e tua po më mashtrojnë”, thotë reperi në këngën e itj.

Videoja “Polar Opposites” pason publikimin e “Scary Hours 3” e cila kapi rekorde shikueshmërie. Këngëtari me famë botërore ka njoftuar më herët se ka në plan të marrë pak kohë larg muzikës, për t’u fokusuar te shëndeti i tij.