.

Rikthehet në politikë ish-kryeministri David Cameron, Sunak e emëron Sekretar të Jashtëm

 

Ish-kryeministri David Cameron është emëruar si Sekretar i Jashtëm i Britanisë së Madhe.

Gameroon u pa duke hyrë në Downing Street mëngjesin e kësaj të hëne, pak pasi u njoftua shkarkimi nga detyra i Sekretares së Brendshme, Suella Braverman.

Kryeministri Rishi Sunak emëroi brenda pak minutash pas shkarkimit, Sekretarin e Jashtëm James Cleverly në postin e  Sekretarit të Brendshëm.

Vakancën e lënë nga Cleverly, Sunak zgjodhi ta plotësonte duke rikthyer dhe njëherë në politikë ish-kryeministrin Cameroon.