.

Goditi kundërshtarin si Zidane, Taulant Xhaka: Më shau nga familja, kur shkova në shtëpi djali më imitonte

Dihet tashmë që Taulant Xhaka është një zemërluan në fushë dhe nuk ta përton shumë kur ia bën për borxh, megjithëse nga ana tjetër përbën edhe një deficit sa i përket profesionalizmit. Mesfushori i Basel në një ndeshje ndaj Zurich më 7 maj, shpërtheu ndaj kundërshtarit dhe e goditi me kokë, duke e “plasur” direkt në tokë.

Për shkak të këtij gjesti në minutën e 12-të shtesë ndaj Nikola Katiç, Xhaka u dënua me karton të kuq, si dhe plot tetë ndeshje pezullim. Tashmë që kanë kaluar disa ditë dhe është më i ftohtë, Xhaka kërkon falje dhe është koshient se ishte një moment dobësie i tij në fushë