.

Rinumërimi i votave për Kuçovën/ Përplasje në KQZ, Maliqi- Sekretarit të Përgjithshëm: Rrugaç, hajdut

18 kutitë e votimit të zgjedhjeve të 14 majit do të rinumërohen sërish për bashkinë e Kuçovës, në qarkun e Beratit.

4 grupe numërimi janë organizuar pranë kolegjit zgjedhor për rinumërimin e 18 kutive në bashkinë e Kuçovës.

Pala paditëse, avokati i kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, kërkoi mosfillimin e procesit te numërimit pasi pretendon se nuk janë procesverbalet e plota në kutinë e materialeve zgjedhore që tregojnë sa ka qenë numri total i votave dhe nëse përkon me numrin aktual të votave që gjenden në kuti.

Seanca u ndërprere dhe iu la kohë përfaqësueses së KQZ-së për të gjetur materialet.

Gjatë ndërprerjes ka pasur përplasje mes Lefter Maliqit dhe sekretarit të përgjithshëm të KQZ-së Ylli Merkajt.

Termat e përdorur kanë qenë ofendues, ku Maliqi i është drejtuar atij me fjalët “Rrugaç”, “Hajdut”.

Seanca nisi sërish, u vendos të nisë rinumërimi e t’i lihet kohë KQZ-së për të dorëzuar procesverbalet që Maliqi pretendon se janë bosh e ku vëzhgues në këto 18 Qendra Votimi kanë qenë vetëm vëzhguesit e PS-së dhe PD-së

Rinumërimi është vendimi i Kolegjit Zgjedhor që hedh poshtë vendimmarrjen e mëparshme të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, pas kërkesës të kandidatit të Koalicionit Bashkë Fitojmë për rivlerësim të votave dhe shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë bashki.