.

Goditi ish-kryeministrin Berisha me grusht, shtyhet seanca në Gjykatën e Tiranës për Gerti Shehun, ja arsyeja

Shtyhet seanca në Gjykatën e Tiranës për 32-vjeçarin Gerti Shehu, i cili goditi më 6 dhjetor të vitit të kaluar ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë një tubimi opozitar.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se seanca është shtyrë më 20 korrik, pasi mungonte në seancë “viktima” e veprës penale apo të dëmtuarit Sali Berisha.

Prokuroria ka kërkuar shtrim të detyrueshëm në spitalin psikiatrik të Shehut, por në seancë duhet të dëgjohet edhe pretendimi i viktimës. Gjykata i ka dërguar sërish shkresë Berishës për t’u paraqitur.

Sipas ekspertëve, Shehu është i papërgjegjshëm mendërisht. Ndaj 32-vjeçarit u ngritën dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje të lehtë me dashje.