.

Ekzekutoi me armë zjarri 17-vjeçarin në Francë, efektivi i policisë i kërkon falje familjes së viktimës

Oficeri i policisë që ekzekutoi me armë zjarri një 17-vjeçar në Paris, i ka kërkuar falje familjes së të miturit.

Avokati i tij Laurent-Franck Lienard tha për mediat franceze se “I kërkoi falje familjes së viktimës. Ai nuk donte të vriste njeri. Është shkatërruar komplet”.

17-vjeçari, Nahel u ekzekutua ditën e martë nga oficerët e policisë, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Menjëherë pas publikimit të pamjeve nga ekzekutimi, në Francë kanë shpërthyer protestat e dhunshme. Deri më tani është raportuar për rreth 400 të arrestuar dhe qindra efektivë të lënduar.