.

“Rama s’ka luksin të futet në llogore me Kurtin”, Hila për tensionet me Serbinë: Kosova ka shkuar përtej limitit me kërkesat, nuk po shkojnë drejt zgjidhjes

Analisti Dritan Hila, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me situatën në Kosovë në kuadër të tensioneve të vazhdueshme me Beogradin.

Hila ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Rama si edhe atë të kreut të qeverisë së Kosovës, Albin Kurti duke thënë se Rama nuk ka “luksin të futet në llogore” me homologun e tij në këto momente.

Sipas tij Kurti në këto momente ka shkuar përtej limitit me ndërkombëtarët për shkak të shtimit të kërkesave ndaj tyre, nga 3 në 8 të tilla. Ai u shpreh se kjo është një politikë për të mos avancuar drejt zgjidhjes së situatës me Serbinë.

Hila shtoi se Rama nuk ka peshë në këtë çështje dhe se Evropa nuk e sheh veprimtarinë e tij si protagonizëm.

“Diplomacia zhvillohet nën hijen e topave, por as Rama e as Kurti nuk kanë topa. Janë liderë të dy shteteve të vogla dhe problematikë. Shqipëria vazhdon e prodhon probleme. Në këto kushte Rama nuk ka luksin të futet në një llogore me Kurtin në këto momente. Kurti ka shkuar përtej limitit. Nga 3 kërkesa që kishte para 3 ditësh, sot ka 8 kërkesa. Kjo është një politikë e tij për të mos avancuar drejt zgjidhjes.