.

Messi tregon kohën e tij te PSG: “Në fillim ishte fantastike, por më pas…”

Lionel Messi ka thyer heshtjen për sezonin e tij në PSG, duke pranuar se marrëdhënia e tij me disa prej tifozëve të klubit nuk ka qenë e lehtë. Argjentinasi, i cili tashmë ka nënshkruar për Inter Miami, pjesëmarrës në MLS, është fishkëllyer në disa ndeshje në pjesën e fundit të sezonit.

“Në fillim ishte fantastike, mora shumë mbështetje, por më pas njerëzit, disa tifozë filluan të më trajtonin ndryshe. Por shumica më trajtuan mirë, si në fillim”,- ka shpjeguar argjentinasi, cituar nga RMC Sport.

“Kishte një “mosmarrëveshje” me një pjesë të madhe të tifozëve të PSG-së. Natyrisht që nuk ishte qëllimi im. Por kjo kishte ndodhur edhe me Mbappen dhe Neymar, kështu janë gjërat. Por unë do të vazhdoj të kujtoj njerëzit që më mbështetën nga fillim.”