.

Fitore dhe spektakël i Kombëtares me Moldavinë, UEFA dominon golin e Asanit për më të mirin e këtij raundi

Shqipëria mori një fitore shumë të vyer ndaj Moldavisë me shifrat 2-0, që i jep vrullin e parë me qëllim Europianin e vitit të ardhshëm në Gjermani. Jasir Asani dhe Nedim Bajrami ishin autorët e golave që u shënuan të dy në pjesën e dytë.

Për tu mbajtur mend ishte ajo “perlë” e Jasir Asanit, i cili me një marrje të rrufeshme të topit lëshoi një goditje drejt e në trekëndësh, duke lënë të shtangur portierin kundërshtar, që nuk lëvizi asnjë centimetër për të mbërritur atë gjuajtje të sulmuesit në Gjuangu në Kore.

Ky supergol i ish-futbollistit të Partizanit dhe Kisvardës nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga UEFA, e cila e ka postuar në faqen zyrtare të “Euro 2024”, duke e dominuar mes golave më të bukur të javës.

SHIKO VIDEON E GOLAVE MË TË BUKUR

Golat e tjerë që marrin pjesë në këtë garë, janë ai i Elif Elmas ndaj Ukrainës, goli i armenit Grant Leon Ranos në ndeshjen Uells-Armeni dhe goli i Bernardo Silvas në ndeshjen mes Portugalisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Kas shqiptarë pafund që kanë komentuar në golin e Jasir Asanit, teksa votimi nuk ka përfunduar dhe me siguri edhe të tjerë do të ndihmojnë sulmuesin e kombëtares sonë për të marrë këtë çmim. Ndërkohë, Shqipëria ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe pas dy ditësh