.

MC Kresha mënjanon muzikën dhe i vihet futbollit, merr licencën e UEFA-s për trajner

MC Kresha është një “yll” në muzikë, por aq sa do profesionin e tij të parë, ka dashuri edhe për lojën e futbollit. Këngëtari i njohur së fundmi ka bërë një hap të rëndësishëm drejt rrugës për tu bërë trajner.

Së fundmi ai ka përfunduar me sukses kursin dhe ka marrë licencën UEFA C për trajner. Kresha tashmë do të duhet të kryejë edhe licencën UEFA B e më pas atë UEFA A, për të bërë të mundur dëshirën e tij që të trajnojë një ekip profesionist.

Këngëtari e ka kryer kursin në Shkodër, ku edhe ka ndjekur stërvitjet e Vllaznisë. Tashmë atij i lind e drejta që në muajt e ardhshëm të aplikojë për licencën UEFA B.

Kresha është një tifoz i thekur i Liverpoolit, por edhe një tifoz shumë i përditësuar i futbollit. Në fëmijërinë e tij ai është marrë me futboll, ku ka provuar rolin e portierit. Do të ishte unike nëse Kresha do të arrinte të drejtonte një ekip profesionist.