.

Sjellja e Mourinhos ndaj arbitrit Taylor, Xavi: Shpresoj që mos të bëj kurrë një figurë të tillë


Roma dështoi të fitonte Europa League, teksa u mund në finale nga Sevilla. Në kampin italian të gjithë ishin të pakënaqur me mënyrën e arbitrimit të gjyqtarit Anthony Taylor, ndërsa trajneri i Romës Mourinho nuk hezitoi të përdorte një gjuhë aspak të përshtatshme ndaj Taylor.

Tekniku i Barcelonës, Xavi ka kritikuar sjelljen e Mourinhos.

“Të gjithë sillen si të duan kur dëmtohen në një finale. Por ne si trajnerë dhe lojtarët duhet që të japim një shembull. Gjithmonë kërkojmë të mos ofendohemi dhe kur e kërkojmë diçka të tillë, duhet të jemi të parët që japim shembull. Sjellja është e rëndësishme dhe unë shpresoj që kurrë mos bëj një figurë si ajo”, u shpreh Xavi.