Arrestohet 26-vjeçari që u plagos mbrëmë në Elbasan. Bëhet fjalë për të riun Kei Piu. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Piu u arrestua pasi ka tentuar të fshehë ngjarjen.

Piu nuk ka pranuar të bashkëpunojë me grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe ndaj tij është ngritur akuza për ‘pengim të zbulimit të vërtetës”.

Piu është shoqëruar për në ambientet e drejtorisë se policisë Elbasan, ku dhe është arrestuar.

Ai fillimisht ka deklaruar se është plagosur aksidentalisht në ambientet e palestrës në pronësi të tij. Ndërkohë, sipas policisë, bazuar në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në lokalin ku ka ndodhur ngjarja, vërtetohet se ai është plagosur pas një sherri me disa të rinj.