.

U nis në Itali për të bashkëjetuar me të dashurin, 22-vjeçarja humb kontaktet me të afërmit, babai: Familja e djalit nuk e pëlqeu vajzën dhe…


Një ditë më parë një shtetas ka bërë një kallëzim në komisariatin nr 4 për humbjen e vajzës së tij 22-vjeçare. Burime bëjnë me dije se vajza prej 2 vitesh ishte në kontakt dhe fliste me një djalë që jetonte në shtetin italian.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se pasi ka njoftuar familjen për lidhjen e saj, janë dakordësuar që vajza të udhëtonte drejt Italisë dhe do të fillonte bashkëjetesën me të dashurin e saj.

Sipas dëshmisë së babait, në 31 mars 2023 vajza përmes Rinasit niset drejt shtetit italian. Familja e djalit nga Durrësi duket ka shprehur mos pëlqim për vajzën. Për këtë arsye ata i kanë prerë një biletë kthimi vajzës për në Shqipëri.

Sipas burimeve, në datën 19 prill 22-vjeçarja ka zbritur në aeroportin e Rinasit dhe më pas ka humbur kontaktet me familjen e saj, të cilët të alarmuar kanë bërë kallëzim në polici.