.

Makina përplas këmbësoren në Shkozet, në gjendje të rëndë në spital

Një aksident i rëndë është regjistruar në Shkozet të Durrësit. Mësohet se një automjet me drejtues Kejsi Korçuku ka përplasur një këmbësore. Kjo e fundit është dërguar me urgjencë në spital, teksa mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar drejtuesin e automjetit i cili aksidentoi këmbësoren. Kejsi po lëvizte nga Shkozeti në drejtim të Durrësi, ndërsa i plagosuri ende i paidentifikuar.