.

Kishin debate të shumta/ “Vëllai” i dyshuari kryesor për vrasjen e shqiptares, dyshohet se u vetëplagos

Osman Bilyhu është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për vrasjen me thikë të shqiptares Anila Ruçi në Itali.

30-vjeçari shqiptar aktualisht ruhet në Poliklinikën San Matteo në Pavia, ku ka qenë i shtruar që nga mbrëmja e së mërkurës pasi është plagosur me thikë.

Viktima e ka prezantuar Osman Bilyhun është si vëllain e saj, por në realitet duket se mes tyre nuk ka pasur lidhje farefisnore por thjesht kanë jetuar bashkë. Ka qenë Bilyhu ai që ka thirrur për ndihmë policinë pasi ka raportuar se ai dhe viktima janë sulmuar nga dy të panjohur. Por ky është një version që nuk i ka bindur hetuesit pasi ata nuk kanë gjetur asnjë provë të dyshimtë në vendngjarje dhe besojnë se Bilyhu është autori i vrasjes. Ata kanë dyshime se shqiptari është vetëplagosur me thikë për të fshehur krimin që ka kryer.

Anila Ruci prej rreth një viti jetonte në Scaldasole. Më parë ajo kishte qenë në shtëpinë e të afërmve të saj në komunën e Sannazzaro de’ Burgondi, gjithashtu në provincën e Pavias. Ajo punonte si kujdestare për të moshuarit dhe pastronte shtëpi. Në harkun kohor të një viti mes Osmanit dhe Anilës kishte vazhdimisht grindje dhe zënka të cilat ndonjëhërë degradonin në dhunë fizike.

Këto debate ishin vënë re edhe nga fqinjët të cilët kishin dyshime mbi lidhjen e tyre “motër e vëlla”.