.

“Rama kur hodhi në erë “Prestige” nuk priti vendimin e gjykatës”, deputeti i PD: Kur vjen puna te inceneratorët, ka frikën e Arbtirazhit

Deputeti i PD, Agron Shehaj i ftuar në studion e emisionit “Open” ka deklaruar se kryeministri Rama  zbaton ligjin “sipas qejfit të vetë kur ka interes”.

Shehaj rikujtoi shpërthimin me tritol të “Prestige Resort” nga qeveria, duke thënë se në këtë rast Rama nuk priti për vendim gjykate dhe veproi menjëherë.

Sipas tij, nga ana tjetër Rama nuk vepron ndaj inceneratorëve dhe pret gjykatën pasi “ka frikë nga Arbitrazhi” dhe “mos e hedhin në gjyq”.

“Rama kur hodhi në erë hotelin “Prestige” nuk pyeti për vendim gjykate, nuk priti. Për inceneratorin e Tiranës pret gjykatën sepse ka frikë nga arbitrazhi dhe mos e hedhin në gjyq. Kur vjen puna për të sulmuar një opozitar nuk pyet. të lind ndonjë dyshim se Rama zbaton ligjin sipas qejfit të vetë, e zbaton kur do dhe kur ka interes si në rastin e medias”, tha ai.