.

“Mbjellim pemë jo sherr”, Veliaj sqaron arsyen pas zgjedhjes së një fushate me kosto të ulët për “Lokalet”

Në emisionin “Open” ne News24 me gazetaren Eni Vasili, mbrëmjen e sotme i ftuar është kryetari i bashkisë dhe kandidati i PS për të njëjtin post në zgjedhjet lokale të 14 majit, Erion Veliaj.

Veliaj ka shpjeguar arsyet që qëndrojnë pas zgjedhjes për një fushatë me kosto të ulët, që konsiston në mbjelljen e pemëve dhe jo të posterave e shpenzimeve të tjera të mëdha.

“Askush nuk mendonte që mandati i 2019 do na sillte kaq sfida. vendimi i PS për një fushatë me këmbë në tokë për të mbjellë pemë e jo sherr, është e udhëhequr nga parimi i modestisë.

Do ketë billborde eletronike që do të informojnë qytetarët.

qasje atipike dhe fushatë lowcost. nuk është momenti për xixa e stadiume. kemi ende njerëz që duhet t’i ndihmojmë për të përfunduar shtëpitë e tërmetit, kur mendoj kolpon që Europa mori nga kriza, nuk është koha.

Kur mendoj sa strapacim ishte në 2015 për të hequr plehrat e lëna pas nga fushata, mendoj se kjo është një mënyrë e mirë.

Nuk do ketë mitingje të mëdha në 2-3 javët e para.

E nis turin që nesër në zonat rurale, do shkoj në shumë fshatra e sera, ndërkohë që e kisha më të lehtë të mbidhnim gjithë fshatin në një vend”, tha ai.