.

“Lokalet”/ Këlliçi e ftoi në debat, Veliaj: Nuk kam ç’flas me ata që braktisën 4 vite punën! Kulmi i tyre, torta e pavarësisë

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kandidati i PS për zgjedhjet lokale të 14 majit Erion Veliaj, është përgjigjur në lidhje me ftesën e kundërshtarit të tij në garë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi, për debat.

Veliaj u shpreh se nuk mund të ketë debat me një palë e cila braktisi punën për 4 vite dhe kur kulmi i qytetërimit të Tiranës në kohën kur drejtohet nga PD, ishte torta e pavarësisë.

“Nëse do e trajtoni si betejë gjelash si ato që ndodhnin në Peqin më parë, patjetër, por kjo është më tallava se kënga jonë.

Kemi një vendim politik. Një parti që iku 4 vjet nga puna e kthehen tani e thonë këtu nuk është bërë asgjë, kjo nuk është më debat. Kulmi i qytetërimit të qytetit kur e drejtonin këta, ishte torta e pavarësisë.

Kur sheh skenën me kova e kupton si ishte parku Rinia e Lana, thua kjo parti e la Tiranën pa një shkollë të re, në banjën e bashkisë së Tiranës ka pasur fuçi dhe sapllakë blu për tu shpërlarë alla franga”, tha Veliaj.