.

Gara për qarkun e Tiranës/ Veliaj: Kamza mund të fitohet, nëse do ishin vetëm 2 kandidatë do ishte “rrotë më rrotë”

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit, ku ai do kërkojë të marrë mandatin e tretë radhazi.

Veliaj foli për situatën në qarkun e Tiranës si drejtues politik i PS-së në këtë qark, teksa analizoi situatën elektorale në 5 bashkitë përbërëse.

Sa i përket Kamzës, Veliaj tha se sipas sondazheve PS rezulton se është përpara dhe se e shikon këtë bashki si “të mundur” për t’u fituar për shkak se në garë janë 2-3 kandidatë.

“Nëse do ishin vetëm dy kandidatë mund të thosha që janë rrotë më rrotë”, u shpreh Veliaj duke iu referuar përçarjes në kampin opozitar dhe mos daljen me kandidatë të përbashkët në këtë bashki.

“Bashkia Kamzë ka qenë 30 vite e qeverisur nga e djathta. Sondazhet tregojnë që ne jemi përpara. Jo sepse krejt papritur aty ka një ndryshim tektonik të përkatësive politike, por për faktin se kryetari i Bashkisë ka punuar vërtet fort dhe Rakipi ka transformuar terrene dhe situata realitete aty të jashtëzakonshme. Të shohësh që një shkollë apo një kopsht në Kamzë fiton çmim ndërkombëtar për arkitekturë është e padëgjuar por sigurisht që ndihmon edhe nga fakti që aty ka 2-3 kandidatë, ndaj e shoh të mundur. Nëse do ishin vetëm dy kandidatë mund të thosha që janë rrotë më rrotë. Sot sondazhet na tregojnë që Kamza është e mundur, na tregojnë që në Kavajë nekemi një epërsi të lehtë. S’po them që kemi epërsi si Tirana, por kemi epërsi të lehtë. Vora për mua ka qenë një surprizë. Vora ka qenë në fillim të viteve ’90 një bashki që anonte majtas. Erdhën komunitetet. Pati ndryshime demografike gjatë viteve 90 dhe nga 2000-2020, pra rreth 20 vite apo më pak ka qenë një bashki e djathtë . Fiqiri Ismaili e gjithë skuadra e tij ka qenë jashtëzakonisht të fortë.
Kemi fituar dy beteja në Kavajë, pra një betejë për bashkinë në 6 mars që ishin zgjedhjet e parakohshme dhe një tjetër betejë për zgjedhjet e përgjithshme në 2021.
Shoh Vorën absolutisht të mundur. Rogozhinën gjithashtu. Pra kemi një epërsi të lehtë në Kavajë, e shoh të mundur Kamzën, nëse më pyet për ambicien, pa vanitet dhe delir është e mundur një 5-0 në Tiranë, siç e provoi 2021 ku ne i fituam si votë politike të 5 bashkitë. Shpresoj që do bëjmë një fitore bis”, tha Veliaj.