.

Marrëdhëniet Uashington-Tiranë/ Zekthi: Rama rrezik i demokracisë, i izoluar nga SHBA. Iljazaj: Amerika bashkëpunon me kryeministrin nga halli

 Analisti Fitim Zekthi i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Shqipërinë.

Sipas tij kryeministri Rama është i izoluar nga SHBA pasi sot “ai rrezikon demokracinë në mënyrë të pamendueshme” dhe është kundërshtar i asaj që duan amerikanët të mbrojnë.

Nga ana tjetër analisti Ervis Iljazaj deklaroi se bashkëpunimi i SHBA-së me Ramën ka ndodhur për shkak se amerikanët nuk kanë pasur aleat në opozitë, ndërsa e cilësoi bashkëpunimin me Ramën si të shtyrë nga “halli dhe jo qejfi”.

Zekthi:

Politika amerikane nuk ka ndryshuar, këtë thashë. Në këtë rast nuk ka ndryshuar. Rama sot rrezikon demokracinë në mënyrë të pamendueshme, e shoh të izoluar nga SHBA. Pasi ka tentuar të blejë një zyrtar të SHBA-së ai nuk ka vend më si partner i tyre. Sot Rama është kundërshtar i asaj që duan amerikanët të mbrojnë. Këtë e shikoj te fakti që Kim shkoi në mbledhjen e KLP-së ku 5 anëtarë duke e ditur që ambasada është aty dhe po monitorohen votuan pro Ramës sërish. Ishte presioni i ambasadores që bëri që Rama të mos e marrë SPAK-un. Kanë avancuar inceneratorët dhe do nisë hetim edhe për McGonigalin. Reforma në drejtësi po shtrëngon lakun për shumë. Dumani i kërkoi Gaz Bardhit aktakuzën për McGonigal.

Iljazaj:

Bashkëpunimi me Ramën ka qenë sepse nuk kanë pasur aleat në opozitë. Ne themi pse nuk dalin kritikë SHBA-të për Ramën me gjithë këto skandale, Pyetja është se si nuk mundet të kapitalizojë opozita këto skandale. Bashkëpunimi i SHBA-së me Ramën ëshë nga halli, jo nga qejfi.

Opozita duke pasur lider si Berisha që është non-grata nuk e kapitalizon dot asnjë defekt nga qeverisja. Berishën e kanë shpallur non-grata, si mund ta mbështesin? Duhet të kesh edhe mbështetjen e njerëzve dhe të mos jesh non-grata që të mbështetesh nga SHBA. SHBA nuk do ndryshojë për Berishën.