.

“Bordi mbron 2-3 biznese në kurriz të të tjerëve”, eksperti i ekonomisë për thirrjen e 5 Dhomave të Tregtisë: Tentativë për të dialoguar dhe ushtruar presin ndaj qeverisë


Eksperti i ekonomisë Dritan Shano, në një lidhje skype në emisionin “Open” në News24, ka deklaruar se shqetësimin e 5 Dhomave të Tregtisë në lidhje me klimën e biznesit në vend, e sheh si një përpjekje e biznesit për të dialoguar e për të ushtruar presion ndaj politikës.

Ai u shpreh se duhet një riaftësim i fuqisë punëtore, ose ndryshe vendi do të përballet me shumë probleme në të ardhmen, problem ky që sipas Shanos është global.

Pjesë nga diskutimi në Studio:

Shano: Përshëndes çdo iniciativë të biznesit për të dialoguar dhe ushtruar presin ndaj qeverisë.

Natyrisht kur biznesi tregon një dimension profesional se ka dalë nga informaliteti.

Biznesi ka shumë forume ku mund të kryejë këtë dialog me qeverinë, por është në të të drejtën e tyre të gjejnë edhe mënyra të tjera si thirrja e katër dhomave.

Më lejoni observoj një detaj, renditja jonë në Doing Bussiness, është i 82 nga 190 vende, nga rajoni lëmë pas vetëm Bosnje e Hercegovinën.

Diçka çalon në atë që qeveria dhe institucionet rregullatore ofrojnë.

Vendi i 82 është stopim në vend.

Kjo pastaj lidhet me largimin e qytetarëve nga vendi sepse askush nuk do të qendrojë në një klimë të tillë.

Nga kjo pikëpamje e gjej pozitive këtë thirrje, më shumë se sa ankesë dua ta shoh si tentativë për të dialoguar me qeverinë e për të freskuar forumet e vëna në dispozicion.

Vasili: Kryetari i Dhomës Amerikane tha duhet veprim para se dëmet të bëhen të pariparushme. Çkuptoni ju e këtë?

Shano: Në vend të shfrytësonim avantazhin e atij që vjen pas në një botë të zhvilluar, nuk e kemi bërë. jemi vendi me të ardhura më të pakta e me produktivitetin më të ulët në Europë. Dëm i pariparueshëm është kur biznesi falimenton, por kam dëgjuar se bizneset shqiptare mbyllen nuk falimentojnë. Bordi mbron 2-3 biznese në kurriz të bizneseve të tjera. Në ekonomi ka situata të vështira, sjellje të pakorrigjueshme nga qeveri, ne nuk jemi në një pozicion të mirë. nëse nuk ndryshojmë në riaftësimin e forcës së punës, do i kemi “punët keq” në kuptimin ekonomik dhe atë shoqëror.

Në Harvard në 2015 raportohet prej tyre që numri i njerëzve që morën pjesë në kurse që zgjasnin në jetë, 3-4 herë më shumë studentë se Harvardi kishte pasur tërë jetën. Aq ulëritëse ishte nevoja për i aftësim.