.

SHBA zbulon tratativat Moskë-Phenian, Shtëpia e Bardhë: Rusia do ofrojë ushqime në këmbim të armatimeve nga Koreja e Veriut


SHBA ka deklaruar se ka informacione të reja se Rusia po kërkon në mënyrë aktive të blejë armë ose municion shtesë nga Koreja e Veriut.

Shtëpia e Bardhë tha se ishte e shqetësuar se Koreja e Veriut do të ofrojë ndihmën ushtarake të përbërë nga armatime dhe municione për trupat e Moskës.

Zëdhënësi John Kirby u tha gazetarëve se Rusia po kërkon të dërgojë një delegacion në Korenë e Veriut, duke ofruar ushqim në këmbim të armëve.