.

Ndihmuan mikun e Putinit të hapte llogari bankare në Zvicër, gjobiten me mbi 800 mijë dollarë katër bankierët


Katër bankierë që ndihmuan mikun e presidentit rus Vladimir Putin të lëvizte miliona dollarë përmes llogarive bankare zvicerane, janë gjobitur. Më konkretisht do të paguajnë mbi 800 mijë dollarë.

Të katërt u shpallën fajtorë për ndihmën e Sergey Roldugin, një violonçelist i cili është quajtur “portofoli i Putinit” nga qeveria zvicerane.

Bankierët, tre rusë dhe një zviceran, ndihmuan Roldugin, i cili është kumbari i vajzës së madhe të Putinit, Maria, të depozitonte miliona franga në llogaritë bankare zvicerane midis 2014 dhe 2016.

Ata u shpallën fajtorë në një seancë dëgjimore në Gjykatën e Qarkut të Cyrihut dhe iu dhanë gjoba prej 809,000 dollarë.

Në Zvicër, bankat janë të detyruara të refuzojnë ose të ndërpresin marrëdhëniet e biznesit nëse ka dyshime për identitetin e palës kontraktuese.