.

Gerard Pique nuk “çan kokë”/ Flet për ndarjen me Shakirën: E di që është përgjegjësia ime, por s’do investoj të pastroj imazhin

Gerard Pique nuk "çan kokë"/ Flet për ndarjen me

Ish-futbollisti spanjoll Gerard Pique pas disa muajsh heshtje ka vendosur të flasë për ndarjen me këngëtaren Shakira. Pique në një intervistë për mediat vendase rrëfehu se është i vetëdijshëm për kritikat nga publiku dhe thekson se ishte përgjegjësi kryesor për përfundimin e marrëdhënies familjare. Ndër të tjera Pique shtoi se kjo nuk ka arritur ta ndikojë aspak ish-futbollistin dhe nuk do të përpiqet të pastrojë imazhin e tij.

“Dua të jem i vërtetë me veten time. Nuk do të shpenzoj para për të pastruar imazhin tim. Njerëzit që kujdesen për mua dhe ata që dua janë ata që më njohin. Pjesa tjetër nuk më intereson. Unë harxhoj energjinë time për të qenë me të dashurit e mi dhe u jap atyre atë që kam. Jam shumë i lumtur. Edhe pse kanë ndodhur ndryshime në jetën time dhe kam ditur të ruaj lumturinë”, -tha ish-futbollisti.

Gjatë intervistës Pique është pyetur gjithashtu në lidhje me divorcin por ka refuzuar të flasë për këtë temë.

“Nuk do të komentoj, nuk më pëlqen. Secili ka përgjegjësinë e tij, të përpiqet të bëjë më të mirën për fëmijët e tij,”-tha ai.

Marrëdhënia mes Pique dhe Shakirës përfundoi mbas 12 vitesh, pasi futbollisti dyshohet se e tradhëtoi me Clara Chía Marti. Këngëtarja mes përjetimit të ndarjes i dedikoi disa këngë shumë të njohura, të cilat prishën imazhin e ish-futbollistit, duke e vënë atë në qendër të vëmëndjes mediatike.